Apeli rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga qelia, Romeo Kara: Vendim i duhur, mund të prishë provat!

0
image

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Avokati Romeo Kara në një intervistë në “Edicioni i Fundit” u shpreh se ishte vendim i duhur. Sipas tij, ish-presidenti Meta do të përpiqet që të dëmtojë çështjen nëse lirohet.

“Ishte vendim i duhur. Meta mund të prishë provat. Nëse lirohet do përpiqet që të dëmtojë çështjen”, u shpreh Kara.

Gjatë intervistës, avokati Kara tha se mbi Metën rëndojnë shumë akuza dhe se për aferën CEZ-DIA dhe lobimin do të marrë dënim.

“Janë pasuruar ndërkohë që Shqipëria shkatërrohej. Dhe për mua e ka barazuar qeverisjen me grabitjen dhe duhet hetuar i gjithë aktiviteti i tyre”, tha ai.

Ndër të tjera, juristi bëri thirrje që SPAK të ecë përpara me çështjen dhe që sipas tij të vendoset drejtësia e merituar.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading