Asambleja e PS-së dhe parëndësia e emrave të ministrave

0
image

Asgjë nuk ndryshon dot më. Ministrat që mund të lenë zyrat, do të varin një fotografi tek muri i ministrive,  si e vetmja shenjë për t’u mos harruar nga njërzit që drejtuan për  disa kohë.

Nesër do te vërshojnë lajmet nga Asambleja e Partisë Socialiste. Do të flitet për të larguarit nga Qeveria, për të preferuarit edhe të ardhurit rishtazi.

Nuk ka nevojë për ndonjë aftësi të madhe intelektuale, për të vëzhguar mënyrën sesi funksionon mazhoranca.

Praktikisht komoditeti i dakordësisë pa asnjë debat, është i pa rezistueshëm në grupin socialist. Kërkesa “e familjes së madhe” ndaj çdo anëtari është dakordësia, edhe anëtarët duhet të jenë të gatshëm ofrojnë vetëm atë, nëse janë me fat e nuk  do t’ju kërkohej tjetër gjë.

Asambleja apo Kryesia socialiste janë sot “buqeta” me profile të heshtura anëtarësh, të cilët pranojnë pa ekuivok si informacionin më të drejtë, njohurinë më të saktë, apo vendimmarrjen me të mirë  atë që ofron Lideri.

Duke mos ushtruar fjalën, anëtarët e familjes socialiste kanë hequr dorë nga ushtrimi i të menduarit.

Pamundësisë për të qenë të lirë i kanë veshur “kostumin” e mirënjohjes ndaj liderit dhe familjes socialiste.

E pra nesër, përtej kuriozitetit sipërfaqësor të publikut të ngjashëm me atë se kush i bleu trëndafilat e Luanës, ankthit të anëtarëve aktual të Qeverisë edhe suspancës në fjalimin e Liderit çudia do të zgjatë vetëm disa orë.

Asgjë nuk ndryshon dot më. Ministrat që mund të lenë zyrat, do të varin një fotografi tek muri i ministrive,  si e vetmja shenjë për t’u mos harruar nga njërzit që drejtuan për  disa kohë.

Ministrat  e rinj do të hyjnë në skuadër me të njëjtat objektiva njësoj si ato që ikin. Ata do të duhet të shohin  veç dritë të shkëlqyer, edhe të bëjnë atë që u kërkohet.

Ndërsa ata/ato më eficentët në përmbushjen e detyrave edhe në menaxhimin e fondeve kanë më shumë shanse që një ditë të mbajnë “përgjegjësi” individuale. 

A ka ndonjë rëndësi a do jetë Bora më ministre? Apo kush do të zëvendësojë Delinën, Albanën apo Majlindën?

A di më njeri ku ndodhet Gent Cakaj, ish-ministri gjeni edhe Sekretari i Përgjithshem i Rinisë së Partisë Socialiste? A e di kush çfarë përfaqëson sot për Partinë ish-zv. kryeministrja Senidë?

Për publikun çdo emër që do të shqiptojë nesër kryetari nuk mbart më asnjë rëndësi, por edhe fryma  brenda të majtës tregon që emrat janë tërësisht të parëndësishëm. Ato nuk krijojnë me asnjë reagim as brenda Asamblesë Socialiste, e cila ka do vite që ushtron vetëm pyetjen kush është kjo/ky?

Ndryshimi i emrave në fakt është e vetmja mundësi e mbetur që lideri dominues ka për t’u përshfaqur si lider transformues, ose siç kanë qejf ta quajnë këtë proçes disa analistë të oborrit ” të rishpikë vetveten”!

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading