Në qeverinë e re futet edhe Inteligjenca Artificiale, Rama: “Diella” për Prokurimet Publike

0
image

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi qeverinë e re për mandatin e katërt radhazi. Rama prezantoi ministren e parë në histori të krijuar me Inteligjencë Artificiale, të quajtur Diella.

Rama tha se Diella do të drejtojë edhe Prokurimet Publike përgjegjëse për tenderët, të cilët siç nënvijëzoi kreu i qeverisë me këtë zgjedhje do të jenë të pakorruptueshëm.

“’Diella’, anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale e një qeverie, do ketë në mbështetje një strukturë të posaçme për adoptimin e AI në proceset qeverisëse dhe një mandat të posaçëm për të shembur frikën e paragjykimeve dhe ngurtësisë së administratës.

Dje në mbledhjen e fundit të qeverisë së tretë, u mor dhe vendimi i fundit, për nxjerrjen  e tenderave jashtë nga ministritë. Në mandatin e katërt, duhet bërë “Diella” shërbyesja e prokurimeve publike, të cilat duam t’ia kalojmë hap pas hapi AI-së, duke e bërë Shqipërinë një vend ku tenderat publik janë 100% të pakorruptueshëm dhe ku çdo fond publik që kalon përmes procedurës së tenderit është 100% i lexueshëm.

Kjo nuk është fantashkencë, por detyrë e “Diellës”. Mandati i “Diellës” nuk do të ketë as kufij gjeografik, as kufij kombësie dhe struktura në mbështetjen e saj do të ketë të drejtën të punësojë këtu talente nga e gjithë dynjaja, tha Rama. 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading