Niko Peleshi zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Niko Peleshi është zgjedhur Kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e parë të legjislaturës së re të mbajtur këtë të premte.
Peleshi mori mbështetjen e shumicës parlamentare, konkretisht 84 vota pro, 3 vota kundër, 0 abstenim.
Deputetët e opozitës, në vend të fletëve të votimit, hodhën në kutinë e votimit pankarta ironizuese kundër qeverisë Rama.