Mashtronin shqiptarët në XUEX, në kërkim çifti Ereledio dhe Alma Shebeku, motra e tij mes të arrestuarve

0
image

Ereledio Shebeku dhe Alma Shebeku, të dy 35 vjeç, janë të shpallurit në kërkim në kuadër të operacionit “Xuex”, që synon goditjen e skemave piramidale online.

Burime zyrtare për mediat bëjnë me dije se një nga të arrestuarat, Brunilda Todi, 38 vjeçe nga Divjaka, është motra e Ereledios.

Në total, gjashtë persona janë arrestuar pas hetimeve të thelluara për aktivitetin mashtrues të firmave piramidale që operonin nëpërmjet platformës online “Xuex”. Të arrestuarit dyshohet se rekrutonin qytetarë dhe i bindnin të investonin në këto platforma fiktive, duke përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të mëdha parash.

Personat e tjerë të ndaluar janë: Arbër Çela, 38 vjeç, Emanuel Taullau, 21 vjeç, Flavio Mukaj, 23 vjeç. Marius Kodra, 28 vjeç dhe Brunilda Ndini, 38 vjeçe

Operacioni u shtri në disa qytete, përkatësisht Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe gjashtë llogari të kriptomonedhave.

Hetimet për identifikimin e organizatorëve vijojnë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading