Ndryshimet klimatike, OSBE: Sfidë për sigurinë dhe zhvillimin, kërkohen veprime urgjente

0
image

“E ardhmja e qëndrueshme në një klimë që ndryshon nuk është më një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri urgjente për zhvillimin e qëndrueshëm dhe stabilitetin rajonal.” Ky ishte mesazhi kryesor i Forumit të OSBE-së për Klimën, i cili u zhvillua në Pragë dhe mblodhi mbi 200 pjesëmarrës, përfaqësues të vendeve anëtare të OSBE-së, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe ekspertëve të fushës.

Forumi u organizua nën drejtimin e Finlandës, që mban presidencën e OSBE-së për vitin 2025, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke. Diskutimet u përqendruan në gjetjen e përgjigjeve të mundshme ndaj sfidave të sigurisë që vijnë si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Pjesëmarrësit theksuan nevojën për bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe për politika gjithëpërfshirëse që lidhin sigurinë me mbrojtjen e mjedisit, në mënyrë që të ndërtohet një e ardhme më e qëndrueshme për të gjitha vendet pjesëmarrëse.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading