Eksperti italian: Diella çmenduri e Ramës, rrezikohet transparenca

0
image

Kryeministri Edi Rama propozoi Diellën si ministre të Prokurimeve Publike në Shqipëri, pra një ministre me AI. Ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta, duke përfshirë kritikën nga ekspertët e teknologjisë dhe komunikimit. Marco Camisani Calzolari, një ekspert italian i njohur për analizat e tij të thelluara në këtë fushë, e ka cilësuar këtë iniciativë si një hap të gabuar, duke theksuar se ideja nuk është inovative, por një alibi për t’u shmangur nga përgjegjësia. Në një postim të tij në Instagram, Calzolari shprehet se krijimi i një “ministri” të tillë, i bazuar në algoritme dhe inteligjencë artificiale, është një hap që vë në rrezik transparencën dhe llogaridhënien në qeverisje.

“Shqipëria ka emëruar një ministër të krijuar me inteligjencë artificiale, që duhet të merret me menaxhimin e tenderëve publikë. Ideja bën lajm, por është një çmenduri. Një ministër i bërë nga algoritmet nuk mund të marrë përgjegjësi dhe nuk mund t’i përgjigjet qytetarëve,” deklaroi Calzolari. Ai shton se ky lloj sistemi e zhvendos përgjegjësinë nga njerëzit dhe e bën të pamundur të sigurohet llogaridhënie. “Kush kontrollon ‘makinën’ mbetet në hije. Kjo nuk është inovacion, është alibia perfekte për ata që duan të sundojnë pa u ekspozuar,” theksoi ai.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading