Plas sherri ne kuvend. Diplomatet vene duart në kokë
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit, pas fjalës që mbajti Diella për deputetët, plasi sherri. Deputetët e PD nisën të fluturonin fletoret e Kuvendit në ajër me shënjestër kryeministrin Rama.
Përplasja u shkaktua nga ndërhyrjet e kryeministrit Edi Rama, të cilat provokuan opozitën, ndërsa demokratët u përfshinë në skenën e tensionit, duke rënë në atë që duket si një kurth politik.
Seanca, ku pritej të prezantohej programi i qeverisë dhe të zhvillohej debat parlamentar, përfundoi brenda më pak se gjysmë ore. Shkak u bë pretendimi i mazhorancës se opozita kishte shkelur Rregulloren e Kuvendit duke mos lejuar kreun e qeverisë të merrte fjalën.
Deputetët e opozitës akuzuan mazhorancën për dhunim të Kushtetutës. Pikërisht në atë moment, kryeparlamentari Niko Peleshi kaloi për votim programin dhe përbërjen e re të kabinetit, të cilat mes kaosit morën 82 vota pro.
Përfaqësues të trupit diplomatik ishin të pranishëm në sallë dhe u shfaqën të habitur, duke vënë duart në kokë në shenjë habie për situatën në parlamentin shqiptar.