Shkarkimi i Erion Veliajt, Rama thërret deputetët e Tiranës dhe ministrat në Kryeministri

0
image

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim deputetët e Tiranës dhe ministrat ne kryeministri në orën 18:00.

Ende nuk behet me dije arsyeja e këtij takimi i cili vjen një ditë pas vendimit të këshillit bashkiak të Tiranës për të shkarkuar zyrtarisht nga detyra kryebashkiakun Erion Veliaj.

Kryeministri Rama ndodhej në Austri një ditë më parë teksa në një mbledhje të jashtëzakonshme, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 51 vota pro, për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë. Vendimi vjen si pasojë e një propozimi të bërë publikisht nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ku ai shpalli si kandidate për drejtimin e bashkisë ministren aktuale të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Vetëm dy këshilltarë të Bashkisë Tiranë dolën nga rreshti.

Këshilli Bashkiak mblodhi 3 kërkesat për shkarkimin e Erion Veliajt; atë të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike dhe të këshilltarit Endri Shabani, duke i votuar si një e vetme.

Pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak, tanimë Prefekti i qarkut Tiranë do te njoftojë zyrtarisht Këshillin e Ministrave.

Të enjten do te mbahet mbledhja e qeverise ku pritet te shkarkohet Veliaj.

Kjo lëvizje politike shënon një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe hap rrugën për një emër të ri në krye të administratës vendore të kryeqytetit.

Motivi që Këshilli Bashkiak Tiranë votoi për shkarkimin e Erion Veliajt është mosparaqitja në detyrë prej më shumë se 3 muaj. Duhet theksuar se mosparaqitja e Erion Veliajt në detyrë si kryebashkiak i Tiranës ka ndodhur për shkak të arrestimit të tij. Ai është në arrest në burg që prej 10 shkurtit, pra më shumë se 6 muaj, edhe pse vetë ka kërkuar disa herë nga gjykata që të hetohej me një masë më të butë sigurie, togat e zeza e patën refuzuar.

Çfarë ndodh më pas?

Vendimi i Këshillit Bashkiak, do duhet t’i përcillet Prefektit të Tiranës. Eshtë ky i fundit që nga pikëpamja e procedurës, ia kalon Këshillit të Ministrave. Kryeministri Rama e bëri të qartë vetë në Asamblenë e Partisë së tij në fillim të muajit se kryeqyteti nuk mund të rri më pa kryebashkiak.

Kështu që firma e tij, për të vulosur shkarkimin e Veliajt, mbetet thjesht një formalitet. Socialistët madje kanë përcaktuar dhe Ogerta Manastirliu, si kandidaten e tyre për të hyrë në zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

Por, planet e kryeministrit rrezikojnë të mos realizohen sipas parashikimit. Veliaj, ka lënë të kuptohet qartë se procesin e nisur ndaj tij e sheh si në shkelje të ligjit. Ai ka një mundësi të fundit, të ankohet në Gjykatën Kushtetuese. Neni 115  Kushtetutës, parashikon që në rast ankimimi brenda 15 ditësh, vendimi i Këshillit të ministrave pezullohet. Për pasojë do të bllokohej edhe procesi zgjedhor për pasuesin e Veliajt.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading