Misteri për vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës, gruaja dha alarmin; autori i dyshuar i krimit mes të shoqëruarve nga Policia

0
image

Mes të shoqëruarve dyshohet se është edhe autori i vrasjes, i cili sipas burimeve nuk është familjar i viktimës.

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e mbëmjes së djeshme në Durrës, ku 51-vjeçari Valbon Beqiri u gjet i pajetë. 

Policia ka shoqëruar mbi 10 persona lidhur me ngjarjen. Mes të shoqëruarve dyshohet se është edhe autori i vrasjes, i cili sipas burimeve nuk është familjar i viktimës. Dyshohet se mes autorit dhe viktimës ka pasur një sherr fizik, që rezultoi më pas fatal për 51-vjeçarin.

Në banesën në katin e katërt të pallatit, policia ka mbledhur gjurmët e gishtërinjve, ndërsa janë analizuar edhe kamerat e sigurisë për të shkuar drejt autorit.

Viktima jetonte në banesë me bashkëshorten dhe djalin e tij, ndërsa punonte si kamarier në qytetin e Durrësit. Gruaja e viktimës përgjatë ditës së djeshme i ka rënë disa herë telefonit të 51-vjeçarit, por nuk iu është përgjigjur.

Më pas, ka qenë nipi i Valbon alias Marko Beqiraj i cili ka shkuar në apartament dhe e ka gjetur të pajetë rreth orës 19:30.

Detaje nga krimi në Durrës

Rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë u njoftuan se në një banesë në këtë lagje ishte gjetur pa shenja jete Valbon Beqiri, i njohur edhe me emrin Marko Beqiri, 51 vjeç, baba i një djali.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore, e kryer nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se viktima kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me thikë, të cilat dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen.

Përgjatë natës dhe gjatë ditës së sotme, një grup i posaçëm hetimor ka kryer dhe po kryen veprime të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Policia njoftoi se pas përfundimit të veprimeve, do të jepet një informacion më i detajuar mbi këtë ngjarje, ndërsa një nga pistat e deritanishme është ajo e një krimi pasioni.

Çfarë thotë policia?

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës.

Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. B., alias M. B., rreth 51 vjeç.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading