Thellohet afera Rama-McGonigal. Gazeta amerikane: Ja sa mln USD përfitoi familja Biden në një vit nga kompania kineze
Afera Rama-McGonigal vazhdon të jetë lajm kryesor në mediat ndërkombëtare, sidomos në gazetat amerikane. Ndërkohë që Edi Rama nuk shkoi dot në SHBA për vizitë, këto media theksojnë se familja Biden është e implikuar në dimensionin kinez të kësaj afere, e cila është theksuar së fundmi nga një raport i Inspektorit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë në SHBA. Kujtojmë se Edi Rama është i lidhur me kompaninë kineze përmes këshilltarit të tij, Dorian Duçka. Kjo kompani ka paguar fluturimet luksoze të Edi Ramës në Azi dhe një ekspozitë personale në Hong Kong.
Një ish-zyrtar i FBI-së, i cili aktualisht po vuan dënimin me burg, ka lajmëruar drejtuesin e një kompanie kineze të lidhur me familjen Biden për një hetim të madh federal ndaj familjes Biden, sipas një raporti të inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë. Charles McGonigal, zyrtari i lartë i kundërzbulimit i FBI-së në Nju Jork, kishte rrjedhur detaje nga hetimi i zyrës ndaj China Energy Fund Committee (CEFC) te drejtuesi i saj i lartë Patrick Ho, i cili u dënua në gjykatë federale për ryshfet ndaj zyrtarëve afrikanë në vitin 2019.
Këto detaje dëmtuese u zbuluan për herë të parë më 2 shtator nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë dhe janë pjesë e një serie rastesh shumë dëmtuese të sigurisë së brendshme për seksionin e kundërzbulimit të FBI-së, siç theksohet në këtë raport. Djali i ish-presidentit Joe Biden, Hunter, dhe vëllai James Biden morën 4.8 milion dollarë nga CEFC në 2017 dhe 2018, sipas një hetimi të Kongresit.