Deklarata “bombastike “ e këshilltarit politik të George Soros: Edi Rama dhe gjysma e qeverisë janë njerëzit tanë

0
image

Lufta e presidentit amerikan, Donald Trump me miliarderin George Soros po krijon tërmet politik edhe në Shqipëri. Ndërsa Trump ka intensifikuar sulmet ndaj Soros dhe organizatave të tij, duke i akuzuar për mbështetje të terrorizmit të majtë dhe dhunës politike, një deklaratë e vitit 2016 hedh dritë mbi influencën e tij të gjatë në qeverinë shqiptare. Gazeta “SOT” nxjerr në dritë një dëshmi nga një prej njerëzve më të besuar të George Soros, i cili pranon se Rama është njeriu i tij, bashkë me gjysmën e ministrave. Bëhet fjalë për Jonas Rolett. Ai ka qenë këshilltar i Soros si dhe drejtor rajonal i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Evropën Jugore e Qendrore.

Cari Tuna, bashkëthemelues i portalit “Good Ventures”, ka zhvilluar një bisedë me Rolett dhe ai i ka rrëfyer mbi ndikimin e Soros në Shqipëri. Tuna ka publikuar pjesë nga dëshmia e tij në portalin “Good Ventures” dhe aty ka fakte nga më të pabesueshmet. Ai tregon se Rama ka qenë anëtar bordi i fondacionit në Shqipëri. “Fondacioni Shoqëria e Hapur ka punuar në Shqipëri prej 22 vjetësh. Kohët e fundit ka nisur një iniciativë të re për rritjen e kapaciteteve të qeverisë. SOROS ka një marrëdhënie të gjatë me shumë anëtarë të qeverisë së re. Kryeministri është një ish-anëtar bordi drejtues i SOROS në Tiranë dhe rreth gjysma e kabinetit të tij ka punuar me SOROS si marrës grantesh, partnerë, marrës bursash, apo aktivistë të iniciativave të fondacionit”, ka thënë ai.

Skandali

Por skandali më i madh është se ai tregon që qeveria shqiptare ka marrë plot 1.5 milionë dollarë falë ndërhyrjeve të tyre, teksa interesante është klauzola e ndjekur. Sipas këshilltarit të George Soros, nëse qeveria nuk ndjek politikën e tij, atëherë paratë ndërpriten. Pra kjo tregon se Soros jep para që Rama dhe qeveria e tij të ndjekin politikën e tij. Aty tregohet se edhe pas projekteve të Universitetit të Harvardit, fshihet George Soros. “SOROS ka dhënë 1.5 milionë dollarë në dy vjet për përmirësimin e qeverisjes në Shqipëri me anë të një programi të Universitetit të Harvardit. Granti përfshinte dhe një klauzolë që në fund të projektit i lejon SOROS t’i japë fund projektit nëse politikat e qeverisë bien në kundërshtim me qëllimet e SOROS. Një prej strategjive të SOROS për Shqipërinë ishte dhënia e këshillimit dhe ekspertizës së tij për qeverinë si dhe lidhja e zyrtarëve shqiptarë me ministra të huaj me eksperiencë nga vende të tjera që kanë kaluar vështirësi të ngjashme. Kjo qasje e dallon SOROS nga Banka Botërore, e cila zakonisht jep këshillim të përgjithshëm dhe ekspertizë për nxitjen e një serie të njëjtë reformash në vende me kushte të ngjashme ekonomiko-politike”, tha ai.

Ndikimi i Soros në pushtetin lokal

Jonas Rolett, në bashkëbisedimin me gazetarin, ka treguar dhe ndikimin e madh që ka Fondacioni SOROS në pushtetin vendor. Ai tregon se janë dhënë shumë fonde si për qeverinë, ashtu dhe për bashkitë. “SOROS ka një fondacion në Tiranë, siç ka dhe në vende të tjera ku operon. Ai është një ent gjysmë autonom me staf shqiptar dhe i financuar nga SOROS. Dega shqiptare është më e njohur me kontekstin shqiptar dhe ka lidhje më të afërta me anëtarët e qeverisë, por është George Soros, dhe jo dega e tij lokale që financon reformat në Shqipëri dhe i lejon degës lokale të ruajë integritetin në rolin e saj si vëzhguese e qeverisë. SOROS është i ndjeshëm ndaj konflikteve të interesit, në mbështetjen e tij për reformat qeveritare, por edhe mbështet përpjekjet monitoruese në rolin shoqëror. Ai beson se fondacioni lokal mund të kritikojë punën nëse qeveria nuk performon mirë”, ka thënë ai.

Ministra me lidhje direkte me Soros

Por kush ishin ministrat e qeverisë Rama në atë kohë që kishin lidhje të ngushta me Soros. Gazeta “SOT” ka bërë një listë, ku spikatin emra si: Ditmir Bushati (Ministër i Jashtëm) – Themelues i lëvizjes EMA me fonde nga Sorosi. Ka përfituar dhjetëra mijëra dollarë grante nga OSF për projekte në vitet 2006–2008. Erion Veliaj (Ministër i Mirëqenies Sociale deri në 2015, më pas Kryetar i Bashkisë Tiranë) – U bë i njohur përmes lëvizjes “MJAFT!”, e financuar nga Sorosi. I konsideruar si një nga kuadrot politikë të nxjerrë nga programet e tij. Milva Ekonomi (Ministre e Ekonomisë, 2016) – Bashkëthemeluese e Fondacionit “Besa”, një projekt mikrokredie i financuar nga Sorosi me 1 milion dollarë në vitin 1998.

Ka qenë edhe pjesë e strukturave të MJAFT dhe G99, gjithashtu të mbështetura nga OSF. Eglantina Gjermeni (Ministre e Zhvillimit Urban) – Anëtare bordi e Fondacionit Soros që prej vitit 1996. Ka drejtuar organizatën “Gender Alliance for Development Center”, e krijuar dhe financuar nga OSF. Mirela Kumbaro (Ministre e Kulturës) – Ish-drejtuese programi pranë Fondacionit Soros dhe ish-anëtare bordi e tij. Ilir Beqaj (Ministër i Shëndetësisë) – Lidhje indirekte, përmes të afërmve të tij (motra e gruas, Diana Beqo, ka qenë drejtoreshë programi te Fondacioni Soros në Shqipëri dhe më pas zyrtare qeveritare).

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading