Veliaj i “shpalli luftë” Ramës, caktohet brenda ditës emri në Kushtetuese për ankimimin e kryebashkiakut

0
image

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit nga Bashkia e Tiranës, është akti i parë i rebelimit të Erion Veliaj kundër Edi Ramës, veprim që mban Tiranën pezull, pa kryetar dhe pa zgjedhje.

Erion Veliaj ditën e sotme ka ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin nga Edi Rama, duke e paditur kështu ish-shefin e tij politik në Gjykatën Kushtetuese.

Menjëherë pas kësaj lëvizje nga Veliaj është hedhur edhe shorti në Gjykatën Kushtetuese.

Relatore e çështjes është zgjedhur gjyqtarja Sonila Bejtja.

Veliaj argumenton se shkarkimi është i paarsyeshëm dhe se nuk ekziston asnjë shkelje e rëndë të provuar që të justifikojë masën ekstreme të largimit nga detyra. 

“Çdo përpjekje për të lexuar nenin 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” si krijim i një kategorie të re shkarkimi jashtë kuadrit kushtetues, do të ishte në vetvete një interpretim që nuk mund të bëhet, sepse është një interpretim antikushtetues.”

Argumenti që përdori Këshilli Bashkiak për shkarkimin e tij ishte mungesa për një periudhë më shumë se sa 3 muaj që për Veliajn, nuk qëndron.

“Në rastin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, mungesa ishte rezultat i një mase sigurie, pra një pamundësi objektive, dhe për më tepër, vijimësia e funksionit u sigurua  përmes emërimit prej Kryetarit të Bashkisë të nënkryetares së bashkisë që do të ushtronte kompetencat e kryetarit. Pra, në themel nuk kishte asnjë “shkelje të rëndë”.”

Më 11 shtator Rama shpalli shkarkimin e Veliajt dhe në të njëjtën kohë emëroi Ogerta Manastirliun si kandidate. Pas gjashtë ditësh, më 17 shtator, këshilltarët e PS-së u rreshtuan me firmat e tyre nën presion, për ta vulosur atë që u bë fakt më 23 shtator, kur këshilli bashkiak, në aleancë me PD-në, votoi shkarkimin e kryebashkiakut.

Gjykata Kushtetuese ka një afat maksimal prej 4 muajsh për të marrë një vendim përfundimtar mbi kushtetutshmërinë e shkarkimit, por nëse çështja cilësohet me urgjencë, ajo mund të shqyrtohet edhe më herët. Dhe mesa duket çështja do trajtohet me përparësi, pasi shorti u hodh brenda ditës pas ankimimit të Veliajt.

Ndërkohë, procesi mbetet nën vëmendjen e opinionit publik dhe aktorëve politikë, ndërsa pritet me interes edhe hapi i radhës nga Këshilli i Ministrave, që ka ende në dorë dërgimin e vendimit për vakancën në Presidencë, hap që do çonte më pas në dekretimin e zgjedhjeve të reja lokale nga Presidenti i Republikës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading