Agron Duka kundër shumicës: Tabaku dhe Alimehmeti nuk janë figura që bashkojnë opozitën

0
image

Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste,  deklaroi se Jorida Tabaku ose Ilir Alimehmeti nuk janë emra që bashkojnë opozitën. Sipas tij, në zgjedhjet e 9 nëntorit duhet një tjetër figurë për të qenë kandidat i përbashkët i të gjithë opozitës.

Ajo që po ofron Partia Demokratike është që të nxjerrë një kandidat që përbashkon të gjithë forcat opozitare. Nuk është problemi se nuk ka kandidatë, por një kandidat politik, kushdo qoftë, nuk i përbashkon forcat opozitare”, u shpreh Duka në “A2 CNN”.

Sipas tij, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti nuk i bashkojnë forcat opozitare.

Unë nuk di që ata të kenë refuzuar, por nuk duket se mund t’i bashkojnë forcat opozitare. Ne duhet të bashkojmë sa më shumë forca opozitare të jetë e mundur dhe ky bashkim bëhet nëpërmjet një kandidature të pëlqyeshme nga të gjitha palët. Kjo mendohet se është formula e duhur”, theksoi Duka.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading