Tentoi t’i arratisej ‘Shqiponjave’ me armë në makinë, 31-vjeçari përplas disa makina, plagoset një efektiv

0
image

Një automjet me drejtues 31-vjeçarin Imer Krrashi është vënë sot në ndjekje nga forcat ‘Shqiponja’.

Krrashi u ndalua për kontroll në zonën e Liqenit të Thatë, por në momentin që efektivët kanë kërkuar për të bërë kontroll të automjetit, 31-vjeçari pasi ishte i armatosur, ka ikur me shpejtësi duke tentuar të arratisej nga autostrada e Tegut.

Në ndjekje e sipër, ai ka përplasur disa automjete si dhe një motor ku udhëtonte një polic, i cili ishte jashtë shërbimi, së bashku me bashkëshorten e tij.

Si pasojë e përplasjes polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dhe bashkëshortja e tij ka mbetur e lënduar.

Pas një ndjekje intensive, Imer Krrashi është vënë në pranga, ndërsa është sekuestruar dhe arma e zjarrit e llojit pistoletë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.

Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading