U vra në atentatin me tritol, Isuf Jaçaj merrej me turizëm; transportonte pushues me skafe

0
image

58-vjeçari Isuf Jaçaj i cili u vra mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Sarandës, mësohet se merrej me turizëm.

Ai transportonte pushues me skafe, ndërsa një vit më parë ishte pjesë e një proteste që pronarët e mjeteve ujore kishte organizuar para Bashkisë së Sarandës.

Zbulohet e shkuara e errët e 58-vjeçarit…

Një shpërthim i fuqishëm mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 3 të Sarandës i mori jetën 58-vjeçarit Isuf Jacaj, një emër i njohur për policinë lokale.

Sipas burimeve zyrtare, eksplozivi ishte vendosur në automjetin tip Toyota, në pronësi të tij, i cili u shkatërrua plotësisht.

Jacaj rezulton person me precedentë penalë që prej viteve ’90, i përfshirë në disa ngjarje të dhunshme në qytetin bregdetar. Në qershor të vitit 2010 ai mbeti i plagosur pas një përleshjeje me sende të forta; në tetor 2011 i shpëtoi një atentati me armë zjarri në lagjen nr. 3; ndërsa në korrik 2022 u përfshi sërish në një konflikt ku u arrestua me një përforcues grushti.

Burime të Pamfletit konfirmojnë se Isuf Jacaj është babai i Klaus Jacajt, 31 vjeç, aktualisht në burg për “përkrahje të autorit të krimit”, lidhur me plagosjen e datës 17 korrik 2025, kur Ramadan Zoto qëlloi me armë në lagjen nr. 4, duke plagosur Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza. Vetëm katër ditë pas kësaj ngjarjeje, më 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni vendosi eksploziv në makinën e Klaus Jacajt, duke e shkatërruar plotësisht atë.

Policia po heton në pistën e hakmarrjes së drejtpërdrejtë ndaj familjes Jacaj, si vijim i konflikteve të hapura të verës së këtij viti. Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.

Isuf Jacaj, i cili kohët e fundit punonte në sektorin e turizmit duke transportuar turistë me skaf, dyshohet se është ndjekur dhe ekzekutuar me eksploziv të komanduar në distancë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading