Dhunuan policin në detyrë/ Çfarë u vendos për djemtë e Valbona Selimllarit,

0
image

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Deni Selimllarin, djalin e ish-Miss Shqipërisë, Valbona Selimllari. Ai u arrestua pak ditë më parë pasi goditi një efektiv policie së bashku me vëllanë e tij.

Ndërkohë, vëllai i Denit është lënë në masën “detyrim paraqitje”

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 4 tetorit. Të dy vëllezërit u arrestuan pasi goditën një punonjës policie për shkak të detyrës. Gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, ata thyen kamerën e sigurisë dhe dëmtuan derën e dhomës së ndalimit.

Sipas policisë, përveç dhunës fizike, vëllezërit kanë kanosur edhe punonjës të tjerë të policisë.

Ngjarja është duke u hetuar, ndërsa Deni Selimllari do të qëndrojë në paraburgim deri në një vendim të mëtejshëm të gjykatës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading