Del VIDEO: Xhaxha e nip bëjnë sehir në derën e Gjykatës, presin me duar në xhepa policët: Hajdeni, unë e vrava gjyqtarin!

0
image

Në media janë publikuar pamjet e kamerës së sigurisë që ndodhet në oborrin e Gjykatës së Apelit, ku shihet sesi 30 vjeçari Elvis Shkambi qëndron me duar në xhepa pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ndërsa xhaxhi i tij tymos cigare, kurse dy burra të tjerë me tej tundin derën e Gjykatës.

Pranë Elvisit, personi me çantë dhe që tymos cigare është pikërisht xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. 

“Hajdeni, unë jam vrasësi”, thotë Elvis Shkambi, tek polici i parë që i afrohet, ndërsa ky i fundit duket i hutuar dhe e mban prej krahu.

30 vjeçari i thotë dhe diçka tjetër, por nuk kuptohet sepse video është pa audio, dhe aty duket se polici kthjellohet se Elvis Shkambi është vërtet vrasësi dhe menjëherë nis veprimet për ta prangosur. 

Ai njofton dhe kolegët, të cilët bëjnë ndalimin e personave të tjerë të pranishëm.

Një ngjarje sa e rëndë po aq edhe e paimagjinueshme për dinamikën e saj dhe reagimin e autorëve.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading