Nis ditën e mërkurë Festivali Ndërkombëtar Letrar “Tirana Gate 2025” festival që përfshin brenda tij letërsinë, kujtesën historike, qëndresën kulturore dhe solidaritetin. Shkrimtari durrsak Loer Kume pjesë e tij
Ditën e mërkurë me datë 8 tetor hapet Festivali Ndërkombëtar Letrar “Tirana Gate 2025” Tashmë ky festival është kthyer në traditë dhe këtë vit është edicioni i 11-të i tij. Tema qendore e Festivalit “Tiarana Gate 2005” do të jetë “Mesdheu. Akti i qëndrimit” Në këtë event ndërkombëtar marrin pjesë studiues, shkrimtarë, përkthyes jo vetem nga vendet e Mesdhuet por nga e gjithë Evropa të cilër do të diskutojnë dhe reflektojnë mbi tema të ndryshme por në veçanti mbi fjalën , kujtesën historike dhe rezistencën kulturore në kohët që po jetojmë.
Në këtë eveniment merr pjesë edhe shkrimtari durrsak, Loer Kume njëkohësisht dhe deputet i qarkut Durrës në Parlamentin Shqiptar.
Ja edhe statusi i plotë i tij :
Loer Kume
Sot nis Festivali Ndërkombëtar Letrar “Tirana Gate 2025”/Letërsi, kujtesë, qëndresë kulturore dhe solidaritet
Në datat 8–10 tetor 2025, Tirana do të kthehet në qendër të letërsisë bashkëkohore me zhvillimin e Festivalit Ndërkombëtar Letrar “Tirana Gate”, në edicionin e tij të 11-të.
Tema qendrore e festivalit, “Mesdheu: Akti i qëndrimit”, bashkon autorë, përkthyes dhe studiues nga vende të ndryshme të Mesdheut dhe Evropës për të reflektuar mbi fjalën, kujtesën dhe rezistencën kulturore në kohët bashkëkohore.
Jam i nderuar të jem pjesë, bashke me Sara Stridberg, super autore nga Suedia,
Më 9 tetor, në 18.30 – “Mesdheu i identiteteve”, “Kujtesa përtej kufijve” dhe “Mesdheu si prag: trupa, kufij, përkatësi”, ku do të diskutohet mbi migrimin, gjuhën, përkatësinë dhe mënyrën se si letërsia ruan kujtesën e përbashkët.
Në fund të ditës, festivali do të mbajë një sesion të veçantë nën thirrjen “Palestina flet / Stop gjenocidit – Unë jam nga atje / Mahmoud Darwish”.