Saga e gjyqeve të pronave në Shqipëri, profesor Përparim Kabo: Janë 12 mijë qytetarë të vrarë për të drejtën e tyre, pse nuk flet njeri?!

0
image

Profesor Përparim Kabo ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi dje Tiranën dhe gjithë Shqipëri, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit, teksa mori vendimin për një pronë në Shkodër, e cila vazhdon prej vitesh sagën për drejtësi.

Sipas profesorit, kur shteti legalizon informalen, kushtetushmëria dhe ligji nuk janë më në fuqi, sepse sipas tij, prona është 9/10 ligj dhe 1/10 aset.

“Pasuritë kombētare u grabitën dhe sot i kanë privatët ose të huajt, prona publike ështē tjetërësuar, ndërsa prona private nuk i është kthyer të zotit. Gjykatat janë si në kohën e Edith Durhamit e cila thoshte: Janë caktuar të japin drejtësi ata që e shkelin drejtësinë.

Ndaj kjo punë nisi herët që me vrasjen e ish kryetarit të gjykatës së lartë, Kleanthi Koçi dhe gjyqtarit Konomi. Sistemi gjyqësor është i pavarur por jo i pakontrollueshëm. Gjyqtarë me vila, me troje, me nr llogarish. Dhe arrogantë kapadainjë dhe tē shthurur moralisht”, shkruan ai.

Profesor Përparim Kabo thekson se toka për pronarin është familje, atdhe dhe dinjitet dhe sot Shqipëria numëron 12 mijë të vrarë për çështje pronash. Askush nuk shqetësohet, thotë ai, ndërkohë pushtetarët dhe qeveritarët e marrin pronën menjëherë, kurse qytetari i thjeshtë vdes dhe nuk e merr.

Lexoni shënimin e plotë të profesor Përparim Kabo:

Kur shteti legalizon informalen, kushtetushmëria dhe ligji nuk janë më në fuqi. Prona është 9/10 ligj dhe 1/10 aset. Pasuritë kombētare u grabitën dhe sot i kanë privatët ose të huajt, prona publike ështē tjetërësuar, ndërsa prona private nuk i është kthyer të zotit. Gjykatat janë si në kohën e Edith Durhamit e cila thoshte: Janë caktuar të japin drejtësi ata që e shkelin drejtësinë.

Ndaj kjo punë nisi herët që me vrasjen e ish kryetarit të gjykatës së lartë, Kleanthi Koçi dhe gjyqtarit Konomi. Sistemi gjyqësor është i pavarur por jo i pakontrollueshëm. Gjyqtarë me vila, me troje, me nr llogarish. Dhe arrogantë kapadainjë dhe tē shthurur moralisht.

Toka për pronarin është familje atdhe dhe dinjitet. Pse për 12 mijë të vrarë për çeshtje pronash nuk ka shqetësim, a mos vallë jeta e tyre nuk vlen, pse një qeveritar e merr pronën tak fak. Ndërsa një qytetar vdes dhe nuk e merr dot.

Ndaj ngjarjet precipitojnë në akte shpagimi. Ball për ball dy vendime një juridik gjyqësorë dhe një emotiv psikologjik kriminal! Dikush nxiton të deklarojë ka rënë shteti. Ky as ia ka haberrin çështë shteti dhe bashkësia shtetërore me të cilin kuptim dhe shpjegim hapet libri Politika i Aristotelit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading