“Ditën bën presidentin, natën punon mjek”- Bardhi denoncon Begajn: Shkon në klinikën private për 200 euro! Nuk ka ndodhur kurrë me asnjë Kryetar Shteti

0
image

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, denoncoi Presidentin e Republikës Bajram Begaj për shkelje të rënda, duke dorëzuar edhe kërkesën për shkarkimin e tij.

Sipas Bardhit, Presidenti Begaj përveç punës paradite si kryetar shteti, pasdite kryente punën e mjekut, ose më saktë të konsulentit në një klinikë mjekësore private.

Kreu i Grupit të PD shtoi se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë me asnjë prej Presidentëve të mëparshëm të Republikës.

“Nuk dimë si ta quajmë, Presidentin paraditë, mjekun pasdite. Nuk kishte ndodhur kjo me asnjë president më parë. E kanë pasur pagën dy herë më të ulët. Ky është paradite President, pasdite shkon për 200 euro si konsulent në një rrjet të klinikave private spitalore, të rrjetit Acibadem”, tha ndër të tjera Bardhi.

Bardhi tha se përvec të ardhurave si Presidenti, Begaj ka deklaruar edhe 1605 euro nga ky rrjet i klinikave private.

“Që nga zoti Begaj mund të presim gjithçka, gjen konsensus të gjerë, jo vetëm nga mbështetës së PD, por edhe tek mbështetës së PS. Që të arrinte në këtë nivel askujt i kishte vajtur mendja që ditën bënte kreun e shtetit dhe natën shkonte në këtë kompaninë private”, tha Bardhi.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading