“Berisha ka kërcënuar Altin Dumanin”, gazetari Mahmutaj: Saliu, presion të vazhdueshëm që dosja ’21 janari’ të mos preket

0
image

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se kreu i PD, Sali Berisha ka kërcënuar prokurorët e SPAK, për të mos prekur dosjen e 21 janarit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Mahmutaj u shpreh se drejtuesi i SPAK, Altin Dumani i trembet Berishës, për shkak të kërcënimeve që i janë bërë.

“Berisha i ka kërcënuar me dhjetëra herë prokurorët e SPAK. Edhe Meta i ka kërcënuar, familjarisht, Berisha ka kërcënuar pa e vrarë mendjen fare. Kemi linçim publik dhe familjar të emrave të prokurorëve. Të gjithë i tremben Berishës. Është e kotë, edhe po t’ua zgjasin mandatin, Berisha nuk do hetohet për gjërat makabre që ka bërë. Berisha do marrë dënime qesharake. Dënohet për truallin e Partizanit dhe nuk merret nën hetim për 1997, zhdukjen e Remzi Hoxhës, Gërdecin apo 21 janarit”, u shpreh Mahmutaj.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading