Dosja ‘Plumbi i Artë’- Erjon Alibej pranon krimet: Jam pjesëmarrës në 5 vrasje, financova vrasjen e Shkozës
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) po zhvillohet seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë’ ku i penduari i drejtësisë, Erjon Alibej po jep shpjegime mbi disa vrasje ku qenë ai ka qenë i përfshirë.
Alibej ka pranuar se ka qenë financues i vrasjes së Dorjan Shkozës, pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhisë, në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe të Regis Runajt. Ndër të tjera Erjon Alibej pranon se ka marrë pjesë dhe në vrasjen e Bujar Çelës.
Alibej tregon e Dorjan Shkozën e ka vrarë pasi ai fshihej pas vrasjeve të familajrëve të tij. Këto të dhëna ia ka dhënë Nuredin Dumani.
Jam financues në vrasjen e Dorjan Shkozës. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhia. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Dhe në vrasjen e Bujar Çelës. Kam qenë i dënuar më parë për trafik droge, në 2010-2011. Për këtë çështje jam arrestuar dhe kam dal nga burgu në 2013. Kemi qenë një grup i dënuar për këtë ccështje, mes tyre dhe vëllai im i ndjerë. Vrasjen e Dorjan Shkozës e kërkova sepse me çdo kusht doja Talo Çelën.
Nga komunikimi që unë kisha me Nuredinin, unë disa persona nuk i njihja që ishin pjesëtarë në vrasjen e familjarëve të mi. E mësova nga Nuredin Dumani që Dorjan Shkoza ka marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi. Nuredin Dumani me dukej i besuar sepse më korrespondonin të dhënat. Nuredini Dumani nuk më tregoi ndonjë dokument për Dorjan Shkozën, por thëniet e tij më bindën. Lidheshin rrethanat, sepse Nuredini më tha kane qenë dy makina.
Ndaj familjarëve të mi është qëlluar me dy automjete. Për vrasjen e Anxhelo Avdia e mora vesh përmes televizorit mos gaboj. Nuk kisha dëgjuar më parë për Anxhelo Avdinë. Nuredini më tha që ai ishte pjesë e grupit kundërshtuar, i Talo Çelës. Enchro Chatin e kam përdorur që kur është hedhur në treg. Rreth vitit 2016-2017 e kam nisur përdorimin”, tha Alibej.