“Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën!”- Florjan Binaj nis fushatën: Kemi dy rrugë, të vazhdojmë me korrupsionin ose të zgjedhim një bashki me njerëz të ndershëm
Kandidati opozitar për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka nisur fushatën elektorale, ku përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, ka ftuar të gjithë qytetarët kryeqyteti të votojnë për ndryshimin.
“Mundësia për t’u shërbyer juve, është nderi më i madh i jetës sime”, shprehet ai, ndërsa thekon se të gjithë votuesit janë përballë dy rrugëve.
Sipas tij, ose të vazhdojnë me korrupsionin dhe betonzimin e qytetit, ose të zgjedhin ndryshimin për një bashki me njerëz profesionistë dhe që do u shërbejnë atyre.
“Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën”, përfundon ai mesazhin e tij.
“Mundësia për t’u shërbyer juve, është nderi më i madh i jetës sime! Tirana nuk është vetëm qyteti ku ne jetojmë është shtëpia që do i lëmë fëmijëve tanë. Ndaj, kur të votojmë, të mendojmë për ta.
Kemi dy rrugë përballë, të vazhdojmë me korrupsionin, betonin dhe administratën me patronazhistë ose të zgjedhim ndryshimin, një bashki me njerëz të ndershëm, me profesionistë që i shërbejnë qytetarëve.