Kërkoi liri, gjyqtarja “sekrete” shtyn seancën për Ilir Metën

0
image

Vetëm një ditë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën për zhbllokimin e dosjes “Ilir Meta”, ish-presidenti u përball sot me një tjetër betejë ligjore në Apelin e Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Objekt i seancës ishte kërkesa për heqjen e masës së paraburgimit, por ajo nuk u zhvillua; u shty për më 23 tetor me kërkesë të vetë avokatëve të Metës.

Sipas mbrojtjes, problemi ka lindur nga mungesa e transparencës për emrin e gjyqtarit që do shqyrtonte çështjen. Avokati Kujtim Cakrani tha se emri i gjyqtares nuk ishte bërë publik dhe për pasojë, as Meta nuk kishte dijeni nëse kishte ndonjë konflikt interesi

Më pas u konfirmua se gjyqtare ishte Saida Dollani, një emër i njohur në sistem, por që nuk figuroi në njoftimin zyrtar të gjykatës. Sipas mbrojtjes, vetë gjyqtarja u habit nga mungesa e emrit të saj në dokumentacionin e seancës.

Ne shkuam në gjykatë ishim njoftuar nga sekretaria dhe kryesekretaria e gjykatës dhe pasi u bë legjitimimi i palëve konstatuam se nuk ishte shënuar emri i gjyqtarit. Dhe në kuptim të kësaj dhe presidenti nuk ishte njohur kush ishte gjyqtari i seancës dhe as unë nuk isha njohur, kjo një çudi e madhe për këtë arsye unë kërkova që të shtyhet seanca që t’i komunikoj presidentit emrin e gjyqtarit kush do ta gjykojë se ai është në konflikt interesi me gjyqtarin. Gjyqtar është zonja Saida Dollani e cila u habit se në njoftim nuk ishte emri i saj, por i kryesekretares së gjykatës”, tha avokati i Metes, Kujtim Cakrani.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading