“Nuk jemi pronë e politikanëve!”- Holta Zaçaj: Një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është thjesht dekor institucional!
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, ka marrë pjesë në konferencën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias, ku deklaroi se “një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është thjesht dekor institucional”.
Zaçaj theksoi se ky është mësimi i 30 viteve i partneritetit të Kushtetueses me institucionet evropiane.
Më tej ajo theksoi se të drejtat e njeriut nuk janë thjesht një ideologji apo sistem mendimesh abstrakte, por janë pjesë pandarë e qenies sonë, që marrin kuptim dhe zbatohen nga të gjitha institucionet shtetërore.
Zaçaj u shpreh se Komisioni i Venecias ka qenë partner i çmuar për GJK nëpërmjet këshillave mendimeve, megjithatë Komisioni i Venecias nuk mund të përdoret për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese që janë fakultative dhe përfundimtare dhe duhen zbatuar.
Më tej theksoi se GJK nuk është dekorative, nuk është pronë e politikanëve, por kontratë me qytetarin.
“Kjo është edhe për të respektuar ndarjen e pushteteve, GJK nuk është dekorative, nuk është pronë e politikanëve, por kontratë me qytetarin. Vetëpërmbajta është forcë dhe jo dobësi”, tha ajo.