Zgjedhjet në Maqedoni. VLEN shpall fitoren në Çair dhe udhëheq në Tetovë, disfatë për Ali Ahmetin
Ali Ahmeti pëson disfatë në Tetovë, VLEN udhëheq me 3 mijë vota
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është në epërsi ndaj kundërkandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim(AKI), Bajram Rexhepi, sipas të dhënave të siguruara nga shtabi zgjedhor i VLEN.
Kasami aktualisht udhëheq me një diferencë prej rreth 3 mijë votash në raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Rezultatet janë ende jozyrtare dhe në pritje të konfirmimit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), por në VLEN shprehen optimistë për ruajtjen e kësaj epërsie deri në fund të numërimit.
Ky rezultat është shuplakë ndaj Ali Ahmetit, i cili basitonin e tij ka Tetovën.