Ish-ministri Lefter Koka kërkon lirimin nga qelia: Kanë kaluar afatet e paraburgimit

0
image

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i proceduar dhe akuzuar nga SPAK për dosjet e inceneratorëve, kërkon lirimin nga qelia. Koka ka depozituar një kërkesë në GJKKO për lirimin të menjëhershëm dhe shuarje të masës së sigurisë, duke pretenduar se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit. 

Ndërkohë, GJKKO e ka shtyrë kërkesën e mbrojtësve të Kokës, të bazuar në nenin 263 pika 6/C e Kodit të Procedurës Penale, e ka shtyrë më 24 Tetor. 

Ish-ministri u vu në pranga në dhjetor të vitit 2021 për dosjen e inceneratorit të Elbasanit me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave dhe korrupsionit. Për këtë dosje, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, ish ministri fitoi në korrik të këtij viti të drejtën e lirimit me kusht nga gjykata e Durrësit.  Në vendimin e gjyqtarit Xhevdet Lika, thuhej se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepra të tjera penale.

Por Koka është dënuar edhe për dy dosjet e tjera të inceneratorëve, Fierin, që u kthye për rigjykim në Apelin e GJKKO një ditë më parë nga Gjykata e Lartë, dhe inceneratorin e Tiranës, që s’ka marrë formë të prerë. Më 23 shtator 2023, ish-ministri u dënua me 10 vite burg për çështjen e inceneratorit të Fierit, por në dhjetor 2024,

Apeli i GJKKO vendosi të rikthente dosjen për rigjykim në shkallën e parë me trupë tjetër gjykuese. Dje, më 21 tetor 2025, Gjykata e Lartë vendosi se kjo dosje duhet të gjykohet në Apelin e GJKKO.

Për inceneratorin e Tiranës, Koka u dënua me 16 prill me 3 vite burg nga 4 që kërkoi Prokuroria e Posaçme por vendimi nuk ka marrë formë të prerë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading