Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit, duke theksuar se Shqipëria nuk pati zgjedhje me kushte të barabarta.

0
image

“OSBE/ODIHR e konfirmoi”- Tabaku: Shqipëria nuk pati zgjedhje të lira! Raporti të mos mbyllet në sirtarët e qeverisë

Sipas saj, raporti është provë se zgjedhjet janë kthyer në mjet për mbajtjen e pushtetit, ku mungon gara e ndershme dhe përdoren administrata, buxheti dhe mediat publike për fushatë.

Tabaku nënvizon se raporti flet për përdorim të gjerë të burimeve shtetërore, mungesë transparence në financim dhe kontroll të medias, duke e cilësuar qeverinë si autor të këtij deformimi demokratik.

Si kryetare e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, ajo kërkon që raporti të mos fshihet në sirtarët e qeverisë, por të hapet një debat publik serioz mbi gjetjet e OSBE/ODIHR dhe mbi procesin e integrimit europian.

Reagimi i Jorida Tabakut: 

Gjashtë muaj nga data e zgjedhjeve raporti i OSBE/ODIHR rikonfirmon qartë: Shqipëria nuk pati zgjedhje me kushte të barabarta.

Dhe kjo, fatkeqësisht nuk është më një debat teknik. Në të vërtetë është provë për një sistem që ka shndërruar zgjedhjet në administrim pushteti, duke zhdukur garën dhe ndershërinë e garës.

Në vend të garës së lirë, kemi një shtet-parti që përdor administratën, buxhetin dhe ekranet publike për fushatë.

Në vend të medias së lirë, kemi propagandë qeveritare.

Në vend të të drejtave të njeriut, kemi presion, frikë dhe heshtje.

Raporti flet për “përdorim të gjerë të burimeve shtetërore”, për “mospërputhje mes shtetit dhe partisë”, për “mungesë transparence në financim”, dhe për “mjedis mediatik të kontrolluar”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading