Raporti i ODIHR për 11 majin, kreu i KQZ thirrje partive politike: Reforma Zgjedhore duhet përfunduar brenda 1 viti!

0
image

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas publikimi të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.

Celibashi thekson se raporti përbën një pasqyrë të plotë të procesit zgjedhor dhe nënvizon nevojën që të gjithë aktorët politikë të tregojnë përgjegjshmëri institucionale për adresimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të tij.

Ai u bën thirrje partive politike, veçanërisht atyre parlamentare, të angazhohen për të përfunduar reformën zgjedhore brenda një viti.

“Gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet “gjykatësit të zgjedhjeve” nuk kanë ndonjë dobi. Partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti”, shkruan ai.

Lidhur me vlerësimet e raportit për KQZ-në, Celibashi shprehet se komentet pozitive për administrimin e procesit janë një shtysë për të bërë edhe më mirë.

Reagimi i plotë

Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading