Lëvizjet e fundit nga SPAK, Agron Shehaj mesazh Ramës: Bëhu burrë dhe jep dorëheqjen

0
image

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, pas thirrjes së zëvendëses së tij, Belinda Ballukut në SPAK.

Shehaj reagoi ndaj deklaratës së Edi Ramës, se “drejtësia ka punën e vet”, me një video-mesazh në rrjetet sociale.

Kreu i Partisë Mundësia kujtoi se para Ballukut, drejtësia kërkoi të arresojë Arben Ahmetajn dhe ka arrestuar Erion Veliajn.

“Si, nuk të intereson që po arrestojnë Belinda Ballukun? Ej, kthjellohu! Është zëvendësja jote. Para saj donin të arrestonin Ahmetajn që ia mbathi në arrati në Zvicër. Ndërkohë Erion Veliajn, krahun tënd të djathtë, e ke në burg, për korrupsion dhe ai.

Sa veta duhet të të arrestojnë ty që të mbash përgjegjësi? Bëhu burrë, mbaj përgjegjësi dhe jep dorëheqjen!” – u shpreh Shehaj në video mesazhin e tij.


Krizë e re institucionale? Analiza: Partitë opozitare s’pranojnë koalicion me Albin Kurtin! Ç’ndodh nëse nuk krijohet qeveria e re

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading