Gjekmarkaj-Çelës: Organet e huaja thanë se patronazhistët bënë kërdinë, kurse Prokuroria nuk i pa! Votimi ishte fasadë, u drejtua nga partia shtet

0
image

Menjëherë pas fjalës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe përgjigjeve që ai u dha deputetëve të opozitës në Kuvend, është kaluar tek diskutimi 2 minutësh për çdo ligjvënës rreth komenteve mbi pyetjet e bëra dhe përgjigjet e marra.

I pari që foli ishte deputeti Agron Gjekmarkaj, njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, që e cilësoi fjalimin e kryeprokurorit dhe përgjigjet e tij si një diskurs paradoksal. Ai tha se nuk u mor asnjë përgjigje për krimin elektoral, patronazhistët, ndërhyrjen e administratës dhe të partisë shtet në zgjedhje, e evidentuar edhe nga organizmat ndërkombëtarë.

“Diskursi i prokurorit të Përgjithshëm ishte një paradoks. Organet e huaja, në raportet e tyre, si OSBE/ODIHR, vënë re se patronazhistët kanë bërë kredinë në zgjedhje, kurse Prokuroria nuk e sheh këtë. Administrata publike, drejtorët ushtruan presion për votën në zgjedhje, kurse organet e drejtësisë së vendit tim për fat të keq nuk e shohin”, tha deputeti i PD-së.

Ai shtoi gjithashtu se edhe Task-Forca e ngritur me rastin e zgjedhjeve për të parandaluar krimin elektoral nuk funksionoi.

“U bë një takim para zgjedhjeve, u ngrit një Task-Forcë dhe nuk u bë asgjë, edhe pse pati një tmerr elektoral, pati patronazhim, një votim fasadë i drejtuar nga partia shtet”, përfundoi Gjekmarkaj.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading