Erion Veliaj për ata që e shkarkuan “Nesër do të jetë radha juaj”

0
image

Erion Veliaj ka denoncuar mënyrën e shkarkimit të tij me 8 vendime në 8 orë siç u shpreh ai, duke renditur institucionet që u vunë në lëvizje që nga këshilli bashkiak, te prefekti, kryeministria dhe më pas presidenca. Në sallën e gjykatës kushtetuese, Veliaj tha se Këshilli Bashkiak i mohoi fjalën në procesin e shkarkimit, por ajo që do t’u thoshte ishte një paralajmërim se nesër secili prej këshilltarëve bashkiakë do të ishte përballë të njëjtës padrejtësi.

“Unë nuk kam parë më eficencë me 8 vendime administrative brenda 8 orëve të punës në datën 24. Një eficencë që unë e kam kërkuar për ndihmën ekonomike, për lloj lloj situatash dhe u lutesha “Aman t’u japim lekët njerëzve”, një eficencë shembullore që fillon me vendimin e Këshillit Bashkiak dhe mbaron me dekretin e presidentit dhe kjo është mbresëlënëse për eficencën e shtetit tonë. Ne kemi pasur situata të tmerrshme, pandemia dhe tërmeti dhe nuk kanë kaluar me shpejtësi kaq të madhe; një vendim në orë, në 8 vendime që janë marrë në 8 orë atë ditë, nga Këshilli, te Prefekti, te VKM, te Presidenti e kështu me radhë.  Në këtë sens ky është fshati që duket, nuk ka nevojë për kallauzin tim. Se kjo është e qartë që më është mohuar njoftimi, më është mohuar ftesa, më është mohuar e drejta për të qenë aty. A do kisha mundësi ta ndryshoja mendimin e tyre? Këtë nuk kemi si ta zbulojmë për sa kohë nuk ma dhanë këtë mundësi. Unë besoj se fjala ka peshë. Kur njerëzve u jepet mundësia të flitet… ju keni bërë diferencën sot. Diferenca që keni bërë është: Ja si bëhet një proces ku dëgjohen palët! Prandaj thashë “fyerja më e rëndë e jetës sime” se u bë nga njerëz që ma dinin përkushtimin. Tirana si u bë? Ka qenë një kantier për 10 vite. Prandaj them, ritmi “nga padrejtësia në padrejtësi” që shkoi ishte mbresëlënëse, por nuk e di çfare do të kishte ndodhur nëse do të kisha qenë aty dhe t’i shihja në sy, edhe ndoshta do t’u kujtoja faktin se nesër mund të jenë ata viktimë e një padrejtësie” u shpreh Veliaj.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading