Në Shqipëri, shumë fëmijë dhe adoleshentë përjetojnë sfida që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre fizike dhe mendore

0
image

Të dhënat e fundit të OSBH tregojnë se një pjesë e madhe e të rinjve në moshën 11-15 vjeç raportojnë shqetësime të shpeshta si ankth, nervozizëm apo dhimbje koke, duke reflektuar një nivel të lartë stresi dhe presioni në jetën e përditshme.

Një problem tjetër shqetësues është bullizmi online, i cili prek një pjesë të madhe të adoleshentëve dhe përfshin kërcënime apo fyerje në internet. Veç kësaj, dhuna në familje mbetet e përhapur, me shumë fëmijë që ndihen të pasigurt në shtëpi. Këto përvoja ndikojnë negativisht në zhvillimin emocional dhe social të të rinjve, duke rritur nevojën për mbrojtje më të fortë.

Ndërkohëë, përdorimi i duhanit, cigareve elektronike dhe alkoolit po përhapet mes adoleshentëve, duke sjellë rreziqe shtesë për shëndetin e tyre. Specialistët theksojnë se duhet të forcohen politikat e mbrojtjes së fëmijëve, edukimi për prindërit, masat për sigurinë online dhe përpjekjet për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe shumë mbështetës për të rinjtë në vend

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading