Vrasja mafioze në Rinas, zona pa energji elektrike; asnjë kamera nuk ka filmuar lëvizjet

0

Vrasja mafioze në Rinas, zona pa energji elektrike; asnjë kamera nuk

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit ku i vrarë mbeti Gilmando Dani dhe i plagosur rëndë, Muçi Shaljani Sheqeri.

Dyshohet se atentatorët kanë pasur informatorë që në Spanjë, për shkak se avioni është vonuar me disa orë. Linja ka patur për të ardhur në Shqipëri në orët e para të mëngjesit, por më pas udhëtimi është shtyrë për në drekë.

Makina “Toyota” ka pritur ekzaktësisht 10 minuta në rrethrrotullim i ndaluar. E gjithë zona në momentin e ardhjes së makinës nga Nikla deri në Rinas dhe më pas janë larguar në të njëjtin drejtim ka qenë pa energji elektrike. Kjo për hetuesit ka dyshime të forta pasi nga mungesa e energjisë asnjë kamer nuk e ka fiksuar lëvizjet e mjetit të autorit gjatë rrugës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading