Anulimi i hetimit për falsifikimet në Arkivën e Shtetit dhe dosja “Koleka” e tokave në Vuno

Më 28 maj 2025, referuar një informacioni nga burime brenda BKH-së, “Pamfleti” raportoi për nisjen e një hetimi në Arkivën e Shtetit, të urdhëruar nga drejtuesi i SPAK; mbështetur në denoncime, kallëzime dhe informacione të dërguara nga Anti-krimi Ekonomik e SHISH, për manipulime dokumentesh në Arkivën e Shtetit.
Objekt hetimi, masakra në regjistrat e arkivës dhe falsifikatorët e përfituesit
Bëhet fjalë për toka e troje me sipërfaqe të mëdha në zonat bregdetare dhe brenda e në periferi të qyteteve Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Pogradec, Fier etj., të cilave u janë falsifikuar e zhdukur të dhëna dhe fashikuj, e janë zëvendësuar me të dhëna false.
Kur nisi hetimi, mbi bazë dokumentash të grumbulluara paraprakisht nga denoncues e kallëzues, ishin konstatuar 837 pasuri me të dhëna të falsifikuara në regjistrat e Arkivës së Shtetit, nëpërmjet të cilave janë grabitur toka shtetërore e private në zonat më të lakmuara bregdetare e urbane.
Hetimi nga BKH do vërtetonte se cilët ishin përfituesit e paligjshëm të pasurive të grabitura me letra false dhe cilët shefa, nëpunës e specialistë të Arkivës së Shtetit i kishin zëvendësuar dokumentet origjinale me dokumente të falsifikuara.
Por në mesin e muajit shtator 2025, vetëm dy javë pas largimit nga detyra të Drejtores së BKH, Aida Hajnaj, SPAK urdhëroi drejtuesin në detyrë të BKH-së, Joni Keta, të ndërpriste hetimin në Arkivën Qendrore të Shtetit dhe të asgjësonte materialet e grumbulluara gjatë 5 muajve hetim.
Pse dhe për çfarë u anulua hetimi i BKH për falsifikimet në Arkivën e Shtetit?
Një nga rastet në hetim: dosja “Koleka” me 22.4 ha toka në fshatin Vuno të Himarës
Një nga rastet nën hetim ishte dosja “Koleka” e familjarëve të Edi Ramës, dyshuar për përfitimin e 22.4 hektarë tokë në fshatin Vuno të Himarës, dhënë me dokumenta false nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, referuar një dokumenti të sajuar si autentik, të lëshuar nga Arkiva e Shtetit.
Gjatë hetimit, BKH do t’u jepte përgjigje këtyre dyshimeve:
A ishin dokumentet e dosjes “Koleka” reale apo të prodhuara post-faktum?
Pse dokumentet që dorëzuan “Kolekët” e Bablokut u njohën menjëherë nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, me vendim kthimi e regjistrimi të përshpejtuar në Kadastër?
Përse në Arkivën e Shtetit nuk ka “gjurmë historike autentike” për fisin “Koleka” si pronar të 22.4 hektarë tokë në Vuno të Himarës?
Përse Arkiva nuk u dha dokumentin arkivor të pronësisë së fisit “Koleka”, palëve të interesuara që kishin bërë ankesa e kishin nisur procese gjyqësore, për t’i bërë ekspertimin ligjor?
A ka lidhje anulimi i hetimit, mes të tjerash e ndër kryesoret, me dosjen pronësore “Koleka”?
Dyshimi mbi drejtorin Ardit Bido; Babloku e bëri deputet pas nisjes së hetimit
Dyshimin e përforcon fakti që Drejtori i Arkivës së Shtetit, Ardit Bido, ishte subjekti kryesor në dosjen hetimore, si personi përgjegjës për falsifikimet e dokumenteve të shumë pronave; ndërsa vetëm 1 muaj pas nisjes së hetimit paraprak, Edi Rama e futi në listën e kandidatëve për deputet.
Vetë Ardit Bido u mundua të hiqte përgjegjësinë nga vetja, duke deklaruar se “dokumentet për tokat e fisit ‘Koleka’ janë futur në vitin 2001 në arkivë me urdhër të Ilir Metës”, por tashmë hetimi për deputetin e Bablokut është anuluar./Pamfleti