“Më 21 nëntor do të jem…”- Berisha kërkesë SPAK-ut për fletë-thirrjen e “21 Janarit”: Caktoni një datë të re!
Ish-kryeministri Sali Berisha i bën kërkesë Prokurorisë së Posaçme që t’i caktojë një datë të re për t’u paraqitur në institucion, për të dhënë dëshmi në cilësinë e personit që ka dijeni për dosjen e “21 Janarit”.

Në kërkesën e depozituar sot nga ana e avokatit mbrojtës, Genc Gjokutaj, që ishte prezent në institucion për ta paraqitur zyrtarisht, shpjegohet se kryetari i Partisë Demokratike nuk do të jetë në Shqipëri më 21 nëntor, por do të ndodhet për një vizitë jashtë vendit.
Në këto rrethana është kërkuar caktimi i një date të re.
Kjo është fletë-thirrja e tretë që SPAK konfirmon se i ka bërë Berishës për paraqitje. Për dy të parat, kreu i selisë blu ka deklaruar se nuk kishin shkuar dhe se adresa e tij është publike, ku i shkojnë dhe i kanë shkuar shumë materiale apo kërkesa të tjera.
SPAK ka rihapur hetimet për 21 Janarin 20211, protestën e opozitës ku u vranë 4 tubues, për të cilët akuzohet Garda e Republikës.