GJKKO pezullon nga detyra zv.kryeministren Balluku, e ndalon të dalë jashtë vendit

0

GJKKO pezullon nga detyra zv.kryeministren Balluku, e ndalon të dalë

Gjykata e Posaçme ka caktuar dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, është marrë  e pandehur për shkelje të barazisë në tendera publike. Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Dje në Kuvend zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, ka reaguar ndaj akuzave të deputetëve të opozitës, duke i quajtur ato sulme personale të motivuara politikisht pasi lëvizjeve të fundit nga SPAK.

Zv.kryeministrja Balluku, gjatë fjalës në Kuvend komentoi akuzat që SPAK ka ngritur ndaj saj, teksa u shpreh se nuk do të flasë kurrë kundër drejtësisë ndonëse është prekur personalisht.

Ajo drejtoi gishtin drejt opozitës, teksa iu tha se veprojnë me dy standarte, që kur preket Sali Berisha, godasin SPKA-un, ndërsa kur bëhet fjalë për figura të maxhorancës, bëjnë të kundërtën.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Balluku deklaroi se qëllimi i këtyre sulmeve është të mbulohen, sipas saj, dështimet dhe humbjet elektorale të Partisë Demokratike përgjatë viteve të fundit.

Duke iu drejtuar deputetëve të PD-së, ministrja tha se akuzat ndaj saj lidhen drejtpërdrejt me performancën dhe rezultatet e arritura në detyrë.

“Opozita nuk i fal sukseset. E kam të qartë pse jam objekt i këtij sulmi personal, pasi ju nuk i falni suksesin politik njeriut që punon, madje as atyre që dallojnë në radhët tuaja. Ju nuk i falni tetë humbjet në 12 vitet e fundit dhe përmes sulmeve personale ndaj meje përpiqeni të mbuloni dështimin tuaj”, u shpreh Balluku.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading