Këshilli bashkiak i Tiranës miraton Buxhetin e vitit 2026 pa praninë e Kryebashkiakut Veliaj

0

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi Buxhetin për vitin 2026, me vlerë rreth 400 milionë euro, në një mbledhje të zhvilluar pa praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj.Më herët, Këshilli kishte kërkuar pjesëmarrjen e Veliajt në diskutimet për buxhetin, por SPAK refuzoi kërkesën, ndërsa vetë kryebashkiaku kishte paralajmëruar me anë të një letre se miratimi i buxhetit pa praninë e tij nuk do të ishte legjitim.Këshilli bashkiak i Tiranës miraton Buxhetin e vitit 2026 pa praninë e Kryebashkiakut Veliaj

Buxheti i miratuar parashikon 1500 kuota kredie të butë për çiftet e reja, abone falas për studentët dhe pensionistët, si dhe 1400 bonuse qiraje për familjet e prekura nga tërmeti dhe për përfituesit e ndihmës ekonomike. Po ashtu, janë parashikuar 9.2 milionë euro për rreth 12 mijë nxënës, të cilët për herë të parë do të përfitojnë ushqim në shkolla.

Gjatë seancës nuk u hodhën në votim 29 amendimet e propozuara nga opozita, me një vlerë totale prej rreth 90 milionë eurosh.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading