Seanca për imunitetin e Ballukut, SPAK kërkon mbledhje me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve

0

Seanca nesër në Këshillin e Mandateve për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut pritet të mbahet me dyer të mbyllura.

Sipas “EuronewsAlbania”, Prokurori Dritan Prençi i ka kërkuar Kuvendit që seanca plenare të mos jetë e hapur për mediat, pasi ka sekrete që mund të cenojnë hetimin. Seanca do të mbahet nesër në orën 10.00 dhe pritet të shohim se çfarë do të vendosin deputetët. Ndërkohë në seancë pritet të jetë dhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho.

Me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi pak ditë më parë pezullimin e Ballukut nga detyra e ministres dhe zv/kryeministres. Kjo gjë shkaktoi reagim të fortë nga ana e kryeministrit, pasi sipas tij, GJKKO ka marrë kompetenca që nuk i takojnë.

Qeveria argumenton se ministri ka imunitet si deputeti dhe nuk mund të pezullohet. Çështja shkoi në Kushtetuese dhe javën që lamë pas kjo e fundit e pranoi kërkesën e Ramës, teksa pezulloi vendimin e GJKKO deri në marrjen e një vendimi final. Mirëpo SPAK duket se ka marrë si sfidë dhe tani ka bërë një tjetër kërkesë, ku kërkon heqjen e imuniteti për Ballukun me qëllim lejimin e një mase shtrëguese ndaj saj.

Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Seanca për imunitetin e Ballukut, SPAK kërkon mbledhje me dyer të

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading