“Bankers” dhe lavatriçet kazake të miliardave

0

Katër kompani fiktive nga Kazakistani dyshohen si nyje pastrimi parash dhe evazioni fiskal në skemën e naftës shqiptare

Gjatë protestës së tyre, naftëtarët e “Bankers” akuzuan si bllokuese të pagave prej 5 muajsh kompaninë “Global Energy Solution”, nënkontraktore e kompanisë koncesionare “Bankers”.

Emri i kësaj kompanie ka dalë në hetimet e SPAK-ut, ku thuhet se, nën maskën e kryerjes së studimeve, kërkimeve, nxjerrjes dhe eksportit të naftës, si dhe shitjes së makinerive dhe lëndëve të para, ka luajtur rolin e pastrimit dhe transferimit të miliardave që ka vjedhur kompania “Bankers”.

Por gjatë hetimeve që ka kryer deri tani Byroja Kombëtare e Hetimit për aktivitetin e “Bankers”, janë zbuluar edhe 3 kompani të tjera të huaja të krijuara në Shqipëri, si nënkontraktore fiktive dhe bashkëpunëtore aktive në krimet ekonomiko-financiare të “Bankers”.

“Bankers” dhe lavatriçet kazake të miliardave

Këto kompani janë krijuar në Tiranë nga dy shtetas nga Kazakistani: Dauren Zhumabayev dhe Ramil Kimurov, me kërkesë dhe garanci nga kinezët e “Bankers”, si nënkontraktorë për konsulenca, kërkime, shpime, nxjerrje nafte dhe transport e eksport jashtë Shqipërisë.

Katër kompani dhe dy pronarë nga Kazakistani

– Më 6 prill 2021, shtetasi nga Kazakistani Dauren Zhumabayev, në atë kohë 32 vjeç, krijoi kompaninë “Alb Talent Solution Sh.p.k” në Tiranë, me objekt trajnime, hulumtime, transport dhe zgjidhje teknike e tregtare, me kapital 10 mijë lekë.

– Më 2 gusht 2021, po ky shtetas, Dauren Zhumabayev, krijoi kompaninë “Global Energy Solution” në Tiranë, me objekt shpime, përpunim, ndërtim dhe shërbime inxhinierike, furnizim me makineri, studime gjeologjike dhe rezervuarë nafte, me kapital 10 milionë lekë.

– Më 14 qershor 2021, shtetasi nga Kazakistani Ramil Kimurov, në atë kohë 26 vjeç, krijoi kompaninë “Black Gold Investment Company Limited” në Tiranë, me objekt tregti ndërkombëtare të naftës dhe shërbimeve në sektorin e naftës, me kapital 1 milion lekë.

“Bankers” dhe lavatriçet kazake të miliardave

– Më 2 gusht 2021, po ky shtetas, Ramil Kimurov, krijoi kompaninë “PetroSolution” në Tiranë, me objekt analiza gjeologjike, vlerësim të rezervuarëve të naftës, teknologji të pasurimit të prodhimit, shpime dhe ofrim transporti, me kapital 10.6 milionë lekë.

Fakte që vërtetojnë se bëhet fjalë për të njëjtin grup të lidhur me “Bankers”

Dy pronarët kazakë janë nga i njëjti qytet në Kazakistan. Katër kompanitë kanë të njëjtin objekt aktiviteti, janë krijuar në vitin 2021, dy prej tyre janë krijuar në të njëjtën datë, ndërsa tre prej tyre kanë të njëjtën adresë në Tiranë, si dhe të njëjtën adresë e-mail dhe numër telefoni, fakte që tregojnë se veprojnë si një grup i vetëm.

Katër kompanitë e dy shtetasve kazakë, prej 4 vitesh në Shqipëri nuk kanë deklaruar veprime financiare, as bilance vjetore, dhe janë toleruar nga Tatimet, megjithëse kanë kryer aktivitet biznesi dhe faturime me vlerë afro 3.5 miliardë euro si nënkontraktorë të biznesit të “Bankers”.

Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, BKH ka zbuluar rolin “lavatriçe” të katër kompanive kazake, të deklaruara si nënkontraktore, por që në fakt kanë shërbyer si maskë e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave të kryer nga “Bankers”.

Pas mbledhjes së të dhënave nga bankat dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare, SPAK pritet të dërgojë letër-porosi në Kazakistan për informacion lidhur me transferimet e vlerave monetare që kanë kryer katër kompanitë e dy shtetasve kazakë, si nënkontraktorë të “Bankers”./Pamfleti

“Bankers” dhe lavatriçet kazake të miliardave

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading