DOKUMENTAR/ Vendi do kthehet në ‘Big Brother’, çfarë nuk dimë për projektin Smart City të Edi Ramës

0

Në këtë seri, Pamfleti synon të tregojë se si projektet e mëdha nuk janë vetëm çështje investimesh apo teknologjie, por instrumente politike që ndërtojnë forma të reja kontrolli dhe qeverisjeje.

Black Docks” është seria e re dokumentare e Pamfletit, e ndërtuar si një hetim i thelluar mbi mënyrën se si merren vendimet reale të pushtetit dhe si këto vendime ndryshojnë jetën e qytetarëve pa debat, pa transparencë dhe shpesh pa llogaridhënie.

Kjo seri nuk ndjek kronikën e ditës dhe as deklaratat zyrtare. Ajo ndjek dokumentet, marrëveshjet, vendimet administrative dhe konfliktet e brendshme që zakonisht mbeten jashtë vëmendjes publike. “Black Docks” fokusohet aty ku pushteti vepron pa zhurmë, por me pasoja afatgjata.

Dokumentari i parë i serisë trajton projektin “Smart City” në Shqipëri. Një projekt i prezantuar si hap drejt sigurisë dhe modernizimit, por që ka avancuar përmes procedurave të përshpejtuara, kostove të dyfishuara dhe mungesës së një debati të hapur mbi ndikimin që ka në privatësi, liri civile dhe mënyrën e kontrollit shtetëror.

DOKUMENTAR/ Vendi do kthehet në ‘Big Brother’,

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading