SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar të shtunën një anije cisternë me pronësi kineze që lundronte në ujëra ndërkombëtare pranë brigjeve të Venezuelës, duke intensifikuar presionin ndaj qeverisë së presidentit Nikolas Maduro, thanë dy zyrtarë amerikanë.
Sipas mediave ndërkombëtare, përfshirë Reuters dhe Axios, bëhet fjalë për supertanker-in “Centuries”, i ngarkuar me deri në 2 milionë fuçi naftë bruto. Anija lundronte nën flamurin e Panamasë, ndërsa ngarkesa i përkiste një kompanie kineze. Deri tani, anija nuk figuronte në listat amerikane të sanksioneve.