“Nga babysitter, në punonjëse të Bashkisë Tiranë”- Akuzat ndaj Belinda Ballukut, Berisha: Pronare e 300 apartamenteve dhe 2 jahteve, me shuma përrallore në llogaritë e saj bankare
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK, nga babysitter u bë punonjëse e Bashkisë Tiranë.

Ai theksoi se Balluku është “pronare e 300 apartamenteve, 2 jahte dhe shuma përrallore akoma të pagjetur në conto e saj”.
Ndërsa shtoi se kjo tregon se korrupsioni në Shqipëri është i përmasave të diktatura afrikane të 30 viteve më parë.
“Ministrja dhe zëvendëskryeministrja, që ndër të tjera kishte qenë nga babysitter në një punonjëse në bashkinë e Tiranës, është pronare e 300 apartamenteve, e dy jahteve dhe shumave përrallore, akoma të pagjetura në kontot e saj”, theksoi Berisha.
Pjesë nga deklarata:
Këtë javë, nga dosja e Lubi Ballukut, qytetarët shqiptarë mësuan se ministrja dhe zëvendëskryeministrja, që ndër të tjera kishte qenë nga babysitter në një punonjëse në bashkinë e Tiranës, është pronare e 300 apartamenteve, e dy jahteve dhe shumave përrallore, akoma të pagjetura në kontot e sa
Ndërsa shtoi se kjo tregon se korrupsioni në Shqipëri është i përmasave të diktatura afrikane të 30 viteve më parë.
“Ministrja dhe zëvendëskryeministrja, që ndër të tjera kishte qenë nga babysitter në një punonjëse në bashkinë e Tiranës, është pronare e 300 apartamenteve, e dy jahteve dhe shumave përrallore, akoma të pagjetura në kontot e saj”, theksoi Berisha.
Pjesë nga deklarata:
Këtë javë, nga dosja e Lubi Ballukut, qytetarët shqiptarë mësuan se ministrja dhe zëvendëskryeministrja, që ndër të tjera kishte qenë nga babysitter në një punonjëse në bashkinë e Tiranës, është pronare e 300 apartamenteve, e dy jahteve dhe shumave përrallore, akoma të pagjetura në kontot e saj.
Një ministër shqiptar, apo zëvendëskryeministër, që siguron 300 apartamente me ryshfet dhe korrupsion, që blen dy jahte dhe kushedi sa çfarë pasurish të tjera, dëshmon se korrupsioni në Shqipëri, korrupsioni i Edi Ramës dhe enturazhit të tij, është i përmasave të diktaturave afrikane të 30 viteve më parë.
Ky korrupsion të rikujton diktatorët Bokasa, Mobutu, Gadafi, të cilët kishin plaçkitur miliarda qytetarëve të tyre, dhe në tërësi i kishin vendosur në bankat e Zvicrës apo vendeve të tjera.
Që një ministre, në një hark kohor të shkurtër, të bëhet me 300 apartamente, të gjitha duke i blerë me paratë tuaja, duke u dhënë tendera kundrejt apartamenteve kompanive makute, pra një pasurim të tillë marramendës mund të gjendet vetëm në diktaturat e dikurshme afrikane.
Por kjo tregon gjithashtu se tandemi apo dyshja Rama-Balluku janë një dhe të pandarë, dhe në qoftë se Balluku është pronare apo disponon 300 apartamente dhe dy jahte, u garantoj se në vlerë, Edi Rama minimumi disponon vlerën e 1500-2000 apartamenteve.
Disa herë kam deklaruar se Edi Rama është miliarder dhe unë e dija kur bëja këtë deklaratë se e kishit të vështirë ta besonit, por unë e kam bërë këtë deklaratë të bazuar në dokumente, fakte. Çdo shqiptar mban mend se në vitin 2014, në një raport sekret të OSBE, u deklarua se Edi Rama ka në bankat offshore 200 milionë euro.
Edi Rama nuk e përgënjeshtroi kurrë dhe nuk paditi kurrë autorin e raportit. Nuk padiste dot një organizatë se ajo do i nxirrte çdo qindarkë. Por një moment. Edi Rama, pra, u bë kryeministër me 200 milionë euro në kontot bankare offshore.
Si u bë? U bë absolutisht vetëm nëpërmjet kateve të ndërtimit. Në çdo pallat, Edi Rama gjobiste me 1 apo 2 kate në varësi nga lartësia e pallatit, dhe nuk pranonte apartamentin, por pranonte vetëm shumën me çmimin e shitjes të apartamentit. Dhe kjo është e faktuar.
Janë biznesmenë guximtarë që ia kanë thënë në sy, janë të tjerë që e kanë deklaruar prore. Pikërisht me pallatet, me katet e pallateve, Edi Rama u bë kryeministër me 200 milionë euro të fshehura.
Por nga viti 2014 gjer sot, në 10-12 vite, Edi Rama, mos harroni se këto kanë qenë vitet e ndërtimit të pallateve më të shumta, më të larta në tërë historinë tonë. Këtu Edi Rama nuk është ndaluar me një kat apo dy, por këtu ai ka inkasuar shumat e të paktën 4-5 kateve. Minimumi.
Por tani menaxher i 67 miliardë euro, që është totali i buxheteve 12-vjeçare, Edi Rama me lukuninë e tij, sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka shpërdorur dhe përvetësuar minimumi 90 përqind të tyre. Kjo javë pra është java e zbulimit të madh. E zbulimit të korrupsionit të përmasave të diktaturave afrikane të dikurshme.
Është java në të cilën Edi Rama hoqi çdo maskë para shqiptarëve dhe u vendos i tëri në mbrojtje të vjedhjeve të zbuluara me dokumente të Lubi Ballukut. Të mbrojtjes të 300 apartamenteve të blerë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Të mbrojtjes së jahteve të blera me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Dhe ai, urdhëroi në mënyrë më kriminale dje deputetët e tij të mos lejonin heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut për faktin e vetëm se në qoftë se Lubia ka 300 apartamente, Edi Rama ka minimumi 1500.
Se në qoftë se Lubia ka 2 jahte, Rama ka minimumi 5, nëse i janë dashtë. Se në qoftë se Lubia ka 2 vila, Rama është pronar në resorte të tëra turistike.
Çfarë kam parë unë në portin e Durrësit, dhe pikërisht në atë kohë kam deklaruar se Edi Rama do me kusht të bëhet miliarder si Alabari, dhe në portin e Durrësit ku ndërtohet 12 mijë apartamente, 12 hotele me 5 dhe 6 yje, me pishina dhe të gjitha lukset e tjera, ka për pronar të parë absolutisht Edi Ramën, klanet e drogës dhe pastaj Al Alabarin.
Pra, java ishte java e zbulimeve më të mëdha të zeza për Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare.