Juventusi shkarkon Allegrin “pas sjelljeve në finalen e Kupës”

0
image-10

Juventusi ka njoftuar të premten se e ka shkarkuar nga detyra trajnerin Massimiliano Allegro.

Klubi bardhezi ka thënë se arsyeja e shkarkimit janë disa sjellje të Allegrit gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë, “të cilat klubi i cilësoi të papajtueshme me vlerat e Juventusit dhe me sjelljen që duhet ta kenë ata që e përfaqësojnë klubin”.

Video:

Allegri ishte në dy periudha trajneri i Juventusit.

Në periudhën e parë, nga viti 2014 deri më 2019, fitoi 11 trofe. Herën e dytë, nga viti 2021 e deri tash, fitoi vetëm një trofe, edhe atë para dy dite – Kupën e Italisë.

Gjatë dhe pas përfundimit të finales, 56-vjeçari pati sjellje të çuditshme, duke hequr kravatën e duke bërtitur. Më vonë, ai e ka telefonuar një gazetar të “Tuttosportit” dhe e ka kërcënuar.

Juventusi po e kërkon Thiago Mottan, aktualisht trajner i Bolognas, si zëvendësues të Allegrit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading