Banda muzikore e Durrësit ftohet në Elbasan

0
image-23

 Me rastin e 115 – vjetorit  të orkestrës frymore “Afërdita” Bashkia e Elbasanit së bashku me Qendrën e Artit dhe shoqatën kulturore “Skampa organizojnë  nje  koncert festiv  kudo të interpretohen   vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe  të huaj. Përveç  orkestrës frymore të qytetit të Elbasanit  janë ftuar  edhe 4  orkestra  të tjera frymore nga Shqipëria dhe një orkestër frymore nga Mali i  Zi. Një prej  orkestrave që është ftuar të marrëpjesë në këtë eveniment , është edhe  orkestra frymore ose siç i thonë ndryshe Banda Muzikore  e Bashkisë Durrës .  e cila shquhet për performancat e saj dhe për interpretimin me nivel shumë të lartë artistik. Nivelin e lartë të interpretimit   Banda Muzikore e Qendrës kulturore “ Aleksandër Moisiu” Durrës e tregoi edhe në Konkursin  Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore të zhvilluar në Shkodër   ku Banda Muzikore e Bashkisë Durrës u nderua me çmimin e dytë. Sipas drejtuesve   e njëjta performance muzikore do të jetë edhe në  Elbasan.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading