Duel i Titanëve. Oleksandr Usyk shpallet kampion absolut i peshave të rënda.
Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë ofruar për të gjithë dashamirësit e boksit një përballje të. Boksieri ukrainas ka triumfuar në duelin e zhvilluar në Riad mesnatën e te shtunës, i cili zgjati plot 12 raunde. Dy boksierët më të mirë të peshave të rënda vinin pa humbje në këtë sfidë, por në fund vetëm Usyk-u arriti të mbante në 0 numrin e humbjeve.
Fury mori humbjen e parë në karrierë, teksa dy prej tre gjyqtarëve të ndeshjes vendosën t’i jepnin fitoren boksierit ukrainas. Momenti më i rëndësishëm për triumfin e Usyk-ut ishte në raundin e 9, kur hodhi “knock down” kundërshtarin. Ndërkohë, të dy boksierët ranë dakort që të përleshen sërish me njëri-tjetrin, teksa kjo pikë është e parashkruar edhe në kontratë.
