Të dielën në “Air Albania”: Egnatia – Vllaznia Gjysmëfinalja e dytë e “Final Four”

0
image-19

Të dielën do të luhet edhe gjysmëfinalja e dytë e “Final Four” Egnatia – Vllaznia, ku do të përcaktohet edhe ekipi i dytë finalist që do të përballet me Partizanin në finalen e madhe të këtij sezoni në “Abissnet Superiore”.

Në stadiumin “Air Albania” do të zhvillohet një tjetër sfidë spektakolare pas ndeshjes Partizani – Skënderbeu ku të kuqtë siguruan finalen e 26 majit pasi mundën korçarët me rezultatin 1-0.

Egnatia vjen në këtë sfidë pas triumfit në Kupën e Shqipërisë dhe një sezoni shumë të mirë në kampionat duke e mbyllur në vendin e parë pas 36-të javëve. Tani objektivi i radhës është titulli kampion dhe finalja e madhe mund të sigurohet edhe falë një barazimi.

Në anën tjetër, Vllaznia vjen në “Air Albania” më e sigurt se kurrë për të marrë fitoren që do ta dërgonte në finalen e madhe të 26 majit.

Gjysmëfinalja e dytë e “Final Four” Egnatia – Vllaznia, do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:00.

Një ndeshje ku spektakli është i garantuar, ndërsa biletat për të gjithë tifozët mund të blihen online në ebileta.al si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi” në fashën orare 10:00-18:00. Biletat me çmim promocional shiten vetëm në dy pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading