Përurohet në Durrës “Shtëpia e Ëmbëlsirave Pelikan”
Pas suksesit tashmë të konfirmuar në tre pastiçeritë e saj kompania e mirënjohur e ëmbëlsirave Pelikan e kthyer tashmë në një marke në qytetin e Durresit inaguroi sot objektin e saj të ri të quajtur “Shtepia e Ëmbëlsirave Pelikan”, një investim unik dhe mjaft bashkekohor . Kjo arritje e re vjen në sajë të punës së palodhur dhe vizionit modern të presidentit të kompanise Pelikan “ Kostandin Tego. Sipas Tegos në këtë pikë të re të kompanisë së ëmbëlsirave “Pelikan” çdo klient do të gjejë veten dhe do të mbetet i kënaqur me shumëllojshmërinë e produkteve dhe artikujve që prezantohen aty.

Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë miq dhe të ftuar, qytetarë të Durrësit, profesionistë të prodhimit dhe tregtimit të ëmbëlsirave si edhe personalitete të ndryshme. Shiritin e përurimit e preu Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako dhe presidenti i kompanisë “Pelikan”, Kostandin Tego. Gjatë vizitës së kryer në “Shtëpinë e Ëmbëlsirave Pelikan , Kryetarja e Bashkisë Sako shprehu kënaqësinë e saj për larmishmërine e produkteve dhe deklaroi se kompania e ëmbëlsirave “Pelikan” tani e ka njësuar emrin e saj me vetë qytetin e Durrësit.


