Martesa e dy vajzave në Bashki.Kisha Ortodokse Autoqefale : Martesa e dy individëve të së njëjtës gjini nuk është përparim shoqëror. Nuk e pranon asnjë fe dhe asnjë kulturë.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka dale me një deklaratë zyrtare në lidhje me martesën e dy vajzave Alba dhe Edlira, që u martuan në tarracën e Bashkisë së Tiranës një ditë më parë. Në deklaratë Kisha thekson se asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë.
Në përmbyllje të deklaratës Kisha thekson kjo ngjarje nuk është një përparim shoqëror por një konflikt me rendin natyror, gjithashtu vë në pah rëndësinë e familjes dhe lindjes së fëmijëve në përputhje me tekstet e saj të shenjta.
Ja edhe deklarata e plotë:
Në lidhje me martesen e së njëjtës gjini, kryer në Bashkinë e Tiranes, ditën e djeshme, dt. 19 maj 2024, siç jemi shprehur edhe më parë, si në deklaratën e janarit 2024, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mban të njejtin qëndrim:
Është më se e njohur se përjetësimi i njerëzimit ka qenë i bazuar në ekzistencën e dy gjinive dhe bashkimin e tyre. Asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh (Soloni, Platoni etj.) nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë. E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore. Përkundrazi, një ligj i tillë fyen krijimin. Nuk është përparim shoqëror, por një konflikt me rendin natyror, e tatëpjetë. Kisha është e detyruar të artikulojë qartë konceptin dhe vlerën e martesës, rëndësinë e familjes dhe të lindjes së fëmijëve në përputhje me tekstet e saj të shenjta dhe traditën e saj shekullore (siç u deklarua në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse në Kretë në vitin 2016).